Kryetari Latifi priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-ës dhe Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa, kanë pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së (Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës), Dr. Basri Sejdiun dhe Drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit Dr.Afrim Avdajn. Gjatë bashkëbisedimit, nga Drejtori i SHSKUK-së Dr.Basri Sejdiu morëm mbështetje të plotë për funksionalizimin e repartit te hemodializës në Rahovec. Tashmë hapja e repartit te hemodializës është çështje javësh dhe kanë mbetur vetëm edhe disa çështje teknike deri në përfundim! Ky do të jetë një hap i rëndësishëm për shëndetësinë e Rahovecit, sektor ky që trajtohet me prioritet të lartë nga Komuna, tha ndër tjera Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …