leoni

Largohet një deponi e mbeturinave inerte në Marali

 

Në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ka filluar largimi i një deponie të mbeturinave inerte, e cila përveç pamjes jo të mirë, paraqiste rrezik, pasi ishte krijuar në afërsi të shkollës fillore në këtë fshat. Largimin e kësaj deponie të mbeturinave inerte e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me udhëheqësinë dhe banorët e fshatit Marali. “Kjo deponi paraqiste rrezik të madh, pasi është afër shkollës dhe në një hapësirë brenda fshatit, e po ashtu ka qenë edhe kërkesë e fshatit që të rrafshohet dhe të largohen këto mbeturina. Kjo ka qenë edhe arsyeja e intervenimit për largimin e saj”, tha nënkryetari Berisha. Pjesa e fshatit ku është krijuar kjo deponi, është një vend luginë dhe është në afërsi të shkollës, ndërsa banorët e kanë mbushur me mbeturina inerte, me qëllim të mbushjes së asaj lugine, e cila gjithsesi paraqet rrezik dhe ishte në afërsi të shkollës, përkatësisht fushës së sportit. Por mbushja me mbeturina inerte paraqiste rrezik edhe më të madh, prandaj është dashur intervenim urgjent për rrafshimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …