Filloi fushata e dezinsketimit të zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në territorin e Komunës së Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik, ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave që konsiderohen endemike, Dezinsektimi, bëhet kundër rriqrave, si bartës të virusit vdekjeprurës të EHKK. Fillimin dhe realizimin e fushatës së dezinsektimit të zonave endemike, e kanë parë nga afër shtabi komunal për monitorimin e situatës me EHKK, në krye me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha, si dhe zyrtarët përgjegjës të Ministrisë së Bujqësisë, të cilët në bashkëpunimin dhe koordinim me Komunën e Malishevës, e bëjnë dezinsektimin e zonave endemike. Dezinsektimi do të realizohet në të gjitha zonat që konsiderohen endemike dhe do të jetë i mbikëqyrur si nga shtabi komunal dhe zyrtarët përgjegjës, ashtu edhe nga ekspertët e kësaj fushe. Po ashtu, edhe në qendrat mjekësore në Komunën e Malishevës, janë marrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbuara nga rriqrat, për largimin e tyre dhe kujdesin e duhur mjekësor, përfshi edhe analizat, ndërsa laboratori në QKMF në Malishevë, do të punoj me orar të zgjatur, deri në përfundimin e periudhës që konsiderohet e rrezikshme. Përndryshe, përkundër rasteve të thumbimeve nga rriqrat, në territorin e Komunës së Malishevës, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK, dhe tani po hyjmë në vitin e pestë që nuk ka raste të infektimit dhe në vitin e gjashtë që nuk ka raste të vdekjeve nga EHKK.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …