Aleksander Vuçiq

Presidenti Vuçiq i lutet kancelares Merkel që të ndikoj në autoritetet e Kosovës ta tërheqin taksën

Njoftohet se gjatë bisedës telefonike, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është lutur kancelares së Gjermanisë, Angjela Merkel që të ndikoj në autoritete e Kosovës ta tërheqin taksën ndaj mallrave serbe. “Është e domosdoshme që autoritetet në Prishtinë të heqin taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që të tejkalohet bllokada në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” njofton se presidenti Vuçiq ka folur me kancelaren Merkel lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon, por kryesisht lidhur me bllokimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. “Serbia është plotësisht e angazhuar për dialog, i cili është duke u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me synimin të arritjes së një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dyja palët, e cila do të siguronte stabilitet në rajon dhe falënderoi Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për nismën që me takimin në Berlin, respektivisht në Paris,  të mbështesin këtë proces” është cituar të ketë thënë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …