Rrënohen disa objekte pa leje në Qyqavicë

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit, ka filluar rrënimin e objekteve në zonën e Qyqavicës brenda territorit të Komunës së Skenderajt, për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas rrënimit të objekteve pa leje, duke thënë se ligji do të jetë mbi të gjithë. Jashari ka thënë se askush nuk do të lejohet të ndërtojë çfarëdo objekti pa iu nënshtruar procedurave të parapara ligjore, qoftë në Qyqavicë apo edhe diku tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt. “Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës”, ka thënë Kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj uron tre mjekët e rinjë që iu bashkuan QKMF-së në Deçan

Tre mjekë të rinj iu bashkuan ekipit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në …