Inaugurohet segmenti i parë i rrugës Deçan-Plavë

Deçani ishte nikoqir i kryeurave të komunave të regjionit, ministrave, zv.Ministrave, deputetëve, asamblistëve dhe qytetarëve të shumët të cilët kanë përuruar segmentin e parë të rrugës Deçan-Plavë mbi 14 kilometra. Për banorët e kësaj ane ky është një projekt jetik i cili rritë Zhvillimin Ekonomik të Komunë së Deçanit dhe me gjerë. Me ketë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: ‘’Du me e falënderu Ministrin Lekaj dhe qeverinë Haradinaj duke shtuar se ky projekt është jetik për banoret e Deçanit por në veçanti ka një rendësi të madhe për shtetin e Kosovës. Për ne si Deçanas, kjo është një shpresë se në Deçan, do të jetohet më mirë, do të arrijmë një standard më të mirë duke i shfrytëzuar resurset që kjo komuna i ka, kurse për shtetin e Kosovës është lidhje më Malin e Zi dhe Plaven e Gucin, që është edhe perspektivë e Zhvillimit të Turizmit që është sektori më i qëndrueshëm në këtë komunë. Me këto objektiva ne jemi paqësor sepse është përfole shumë për këtë rrugë përpos objektivit paqësorë jemi shumë të përkushtuar që të kemi edhe një koncept të zhvillimit të qëndrueshëm në këtë vend” tha kryetari Ramosaj. Ndërsa Ministri Pal Lekaj, tha se “është një ditë e veçantë sepse ne po e kryejmë një obligim ndaj qytetarëve ndaj komunës së Deçanit e cila ka dhënë shumë për Kosovën dhe ne me një projekt sado modest po mundohemi të ua mundësojmë lidhjen dhe ti zhvillojmë si komunë. Ajo që mund të theksohet është se kjo rrugë do ti shërbej Zhvillimit të Turizmit, do ti shërbej lëvizjes së Lirë të qytetarëve dhe Deçani me këtë rrugë do të merr hov në zhvillimin e turizmit dhe në perspektivën e komunës së Deçanit. Më vije mirë që sot jemi këtu bashkë duke përmbushur edhe obligimet ose detyrat e shtëpisë që ne të ju mundësojmë një jetë më të mirë qytetarëve. Ajo që mund ta theksoi është se në këtë pjesë do të fillojmë edhe me një projekt gjigant, që ne projektin e kemi të gatshëm për bjeshkën e Belegut që do të jet me një infrastrukturë, qendër turistike dhe një qendër e destinimit jo vetëm për Deçanin e Kosovën por për tërë rajonin apo mund lirisht të them për mbi 5 milion banorë” tha Lekaj. Lekaj bëri të ditur se segmenti i parë i kësaj rrugë që po asfaltohet është 14 kilometra e 200 metra dhe do të vazhdojmë më segmentin e dytë që tashëm janë kryer te gjitha proceduarat shumë shpejt brenda këtij muaj do të vazhdojmë më segmentin tjetër që është përafërsisht 13 kilometra dhe mendoi që gjithë buxheti është siguruar. Segmenti i parë kap shifrën 4 milion e 191 mijë euro, ndërsa segmenti i dytë i cili do të nënshkruhet është 4 milion e 300 mijë euro dhe kështu do të përmbyllet rruga në tersi 28 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …