Në qytetin e Malishevës, përurohen dy kilometra rrugë të shtruara me kubëza

 

 

Në 20- vjetorin e çlirimit të Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve, qyteti po modernizohet me infrastrukturën rrugore, u përuruan edhe dy kilometra rrugë të shtruara me kubëza, të cilat do t’u  shërbejnë  qytetarëve në punët e tyre të përditshme. Në inaugurimin e rrugëve të reja, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha me drejtorë komunal dhe qytetarë. Nënkryetari, Berisha, duke iu drejtuar qytetarëve tha: “Ju dhe fëmijët e juaj t’i gëzoni këto investime në infrastrukturën rrugore, ju si tatimpagues dhe ne si menaxhues të buxhetit publik, po e kthejmë në investime publike dhe në shërbimet e plotësim të kërkesave tuaj, duke ia dhënë një imazh qytetit të Malishevës, qytetit modern, që dalëngadalë po kompletohet me infrastrukturën, rrugore, kanalizime, ujësjellës, infrastrukturën shkollore, shëndetësore, zonën ekonomike, infrastrukturën e banimit social, inkubatorin e biznesit, por do të vazhdojmë edhe më tej në kompletimin e  investimeve në qytetin e Malishevës si qeveri komunale”, përfundoi, Berisha. Qeveria komunale, me dinamikë të planifikuar po realizon projektet e parapara për vitin 2019, e shumë shpejt në qytetin e Malishevës do të  fillojnë edhe projektet që janë të planifikuara për këtë mandat qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …