Nesër dekorohen me Urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorët e Brigadës 60-të të UÇK-së, në Grykën e Carralevës

Nesër dekorohen me Urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorët e Brigadës 60-të të UÇK-së, në Grykën e Carralevës

Me 15 qershor 2019 në orën 11:00 bëhet dekorimi me Urdhrin “Hero i Kosovës” i dëshmorëve të Brigadës 60-të të UÇK-së, në Grykën e Carralevës. Dekorimi do të bëhet nga Kryetari i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi kurse dekorata do të ndahen nga Zyra e Kryetarit të vendit. Me këtë rast do të vendosen kurora dhe lule në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 60-të të UÇK-së. Njoftohen familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, veteranët dhe invalidët që të marrin pjesë në dekorimin “Hero i Kosovës” të dëshmorëve: Jetullah Qarri, Safet Kicaj, Mehmet Lumi, Esat Qarri, Safet Elshani, Naim Lubovci dhe Shaqir Tërshani.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …