Thaçi: Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Thaçi: Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, Imer Gashin, djalin e Sefë Mleqanit. Ai ka thënë se familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë i frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …