Delawie: Politika e jashtme amerikane nuk do të ndryshojë ndaj Ballkanit as ndaj Kosovës

Ka filluar të nënshkruhet peticioni kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie

Ka filluar të nënshkruhet peticionin kundër ambasadorit amerikan Greg Delawie me arsye se ai po e përkrah regjimin në Kosovë. “Craig Delawie si ambasador amerikan në Kosovë duhet të përkrah vlerat demokratike dhe t’i ndihmojë Kosovës që të bëhet shtet me demokraci funksionale dhe pa korrupsion”, shkruhet në arsyetimin e  hapjes së këtij peticioni. “Sidoqoftë ai po e bën të kundërtën: Craig Delawie është duke përkrahur regjimin që ka humbur përkrahjen në popull. Korrupsioni në Kosovë është në rritje, por kjo nuk e shqetëson Delawien, i cili do të dërgonte sinjal te të gjithë se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ende kujdeset për demokracinë dhe respekton të drejtat e njeriut”, thuhet më tej në arsyetimin e këtij peticioni, i cili ka fillura të nënshkruhet nga shumë qytetarë të vendit tonë. Peticioni i irrituar koalicionin qeveritar dhe mbetjet e regjimit të Milosheviqit në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …