AKV “Kemajl Azizi” merr çmimin e tretë në Festivalin ndërkombëtar “Shkupi Folk-Fest 2019”

Ansambli i Këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia ka marrë pjesë në edicionin e radhës së Festivalit Ndërkombëtar” Shkupi Folk-Fest 2019” që u mbajt në Sarajë të Shkupit. Në këtë festival morën pjesë mbi 20 ansamble nga vise të ndryshme dhe si i tillë zgjoi kërshërinë e publikut të pranishëm. Juria profesionale e festivalit, ka përzgjedhur Ansamblet me paraqitje më të mirë, ndërsa AKV “Kemajl Azizi” u nderua me çmimin e tretë të Festivalit. Udhëheqja dhe anëtarët e ansamblit vitias, janë pritur në një takim edhe nga kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Kontrolloni gjithashtu

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë …