Të enjtën me 4 korrik mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës Doganaj – Udhëkryqi për Tetovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nesër (e enjte), më 4 korrik 2019, me qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal në segmentin e rrugës R115- nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë – rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë rruga e mbyllur për qarkullim të automjeteve, nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Luten qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni gjatë ditës së nesërme, thuhet në njoftimin për medie të Zyrës për informim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtari Remzi Ibrahimi pajis shkollën “Safet Rexhepi” në Zhiti me teknologji të re

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën komunale të Arsimit, Arta …