Policia sllavo maqedone

Po tensionohet gjendja para Gjykatës Themelore në Shkup mes familjarëve shqiptarë dhe policisë

Burimet e lajmeve nga Maqedonia bëjnë të ditur se sot, me rastin e rifillimit të gjykimit të 29 shqiptarëve, që po mbahen në arrest të akuzuar për vepra të rënda penale, është tensionuar gjendja para Gjykatës Themelore në Shkup, për shkak se policia nuk po lejon familjarët e të arrestuarve të marrin pjesë  në seancën që po zhvillohet kundër familjarëve të tyre. Kjo i ka revoltuar familjarët, që kërkojnë të jenë të pranishëm ashtu sikur e  mundëson ligjin. Policia arsyetohet se salla është e vogël dhe për këtë arsye nuk mund t’i lejojnë brenda. Ata po kërkojnë nga ministri i drejtësisë Adnan Jashari që të vijë para gjykatës dhe t’ju mundësojë të futen brenda. “E thërrasim Adnan Jasharin që nëse është shqiptar të vijë këtu dhe të na tregojë pse nuk po na lejohet të futemi brenda në senacë. Pse nuk na kanë treguar një ditë më parë. Në mesin e familjarëve ka njerëz që kanë gjendje të vështirë ekonomike. Çdo ardhje këtu kushton”, tha për Lajm njëri prej familjarëve nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …