Fatmir matoshi

Fatmir Matoshi: Nuk do të ketë legalizim të objekteve të cilat janë në shpërputhje me ligjin dhe kriteret urbanistike

Pas miratimit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje në kuvend, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hartuar pesë Udhëzime administrative që dalin nga ky ligj të cilat rregullojnë aspektet e veçanta të procesit të ndërtimeve pa leje në Kosovë.  Kështu tha se ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi në një konferencë për media, i cili bëri me dije se nuk mundet të vazhdojë në  pafundësi ta ketë këtë  kaos në fushën e ndërtimeve, sipas të cilit është dashur  ta merr  këtë hap të vonuar, por për t’iu dhënë  zgjidhje atyre problemeve që janë shkaktuar për 20 vjetët e kaluara në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Ministri Matoshi tha se me anë të këtij ligji nuk do të ketë legalizim të objekteve të cilat janë në shpërputhje të plotë me ligjin dhe me kriteret urbanistike, por sipas tij, ato do të rrënohen.  Për të pasur një zbatim të plotë të ligjit dhe udhëzimeve administrative, ministri Matoshi ka kërkuar nga komunat që të fillojnë menjëherë me përgatitjet e proceduarve për trajtimin e ndërtimeve pa leje për të shënuar hapa pozitiv në fushën e planifikimit hapësinor në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …