Në Skenderaj fillon fushata e korrje-shirjeve

Në territorin e komunës së Skenderajt ka filluar fushata e korrje-shirjeve, në të cilën po marrin pjesë rreth 100 autokombajna. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka njoftuar se është mbajtur një takim informues me kombajnerët, ku është diskutuar për përgatitjet e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve dhe realizimin e këtij procesi. Sipas drejtorit Sallahu, çmimi i propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për një hektar është 100 euro. Ndryshe, fushata e korrje-shirjeve është duke u zhvilluar normalisht, ku të mbjellat e sivjetme janë; rreth 6 mijë hektarë me grurë, rreth 250 hektarë me elb dhe 120 hektarë thekër.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e Komunave të Republikës së Kosovës në sesionin vjeshtor të Kongresit të Pushtetit Lokal dhe Rajonal në Strasburg

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, nënkryetari Imri Ahmeti dhe drejtori ekzekutiv …