Nënkryetari Lushtaku priti në takim drejtorin e AKP-së, Valon Tolaj

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, ka pritur drejtorin menaxhues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Valon Tolaj me bashkëpunëtorë, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm mes Komunës së Skenderajt dhe Agjencionit Kosovar të Privatizimit. Nënkryetari Lushtaku e ka falënderuar drejtorin menaxhues të AKP-së, për bashkëpunimin mes institucioneve respektive, duke e vlerësuar lartë këtë bashkëpunim. Nënkryetari Lushtaku dhe drejtori menaxhues Tolaj janë zotuar të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen, në të gjitha aspektet që janë në fushëveprimtarinë e dy institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …