Tahiri kërkon nga institucionet e drejtësisë që të sqarojnë të gjitha rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova

Tahiri kërkon nga institucionet e drejtësisë që të sqarojnë të gjitha rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të sqarojnë të gjitha rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova. Përmes një postimi Tahiri ka shprehur bindjen se “dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve”. “Rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova duhet sqaruar deri në fund. Pa dashur të paragjykoj asnjë element rreth këtij rasti, si Ministër i Drejtësisë jam thellësisht i bindur se dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve. Përgjegjësitë tona ligjore, kushtetuese e institucionale janë të ndara, por të gjitha bashkë janë në funksion të shoqërisë dhe anëtarëve të saj pa dallim. Vlera e institucioneve merr tipare kuptimplota vetëm atëherë kur ato arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim. Institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës funksionojnë mirëfilli dhe janë agjens të plotfuqishëm e të besueshëm, të cilëve qytetarët ju drejtohen për ndihmë. Prandaj brenda tyre neglizhenca nëse ka të tillë, nuk mund të tolerohet

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …