Brickos

MPMS vazhdon të plotësojë objektivat e saj në fushën e punësimit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vazhdon të plotësojë objektivat e saj në fushën e punësimit, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e saj. Gjatë takimit të tretë të Bordit të projektit “Programet aktive të tregut të punës 2 në Kosovë” bashkë me UNDP, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica ka thekuar se falë bashkëpunimit tonë, kemi konsoliduar implementimin e masave aktive të tregut të punës, të cilat kanë konsistuar në zhvillimin e shkathtësive dhe krijimin e mundësive të aftësimit dhe punësimit, në përputhshmëri me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimin e shkathtësive për ndërmarrësi dhe ofrimin e mundësive për vetëpunësim. Kemi arritur që vetëm gjatë vitit 2018 t’u japim mundësi punësimi dhe trajnimi më shumë se 900 personave punëkërkues, ndërsa gjatë kësaj periudhe të vitit 2019 kemi më shumë se 600 përfitues në masa aktive dhe ky është një tregues se shërbimi publik i punësimit është shndërruar në një partner të rëndësishëm për sektorin privat, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës, është shprehur ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në komunën e Vitisë me një aktivitet simbolik ka …