Kryeministri Haradinaj thotë se vonesa në krijimin e institucioneve të reja është minus për fituesin e zgjedhjeve

Komisioni parlamentar për Arsim i ka drejtuar kërkesë kryeministrit, Ramush Haradinaj që të raportojë para këtij komisioni

Komisioni parlamentar për Arsim i ka drejtuar kërkesë kryeministrit, Ramush Haradinaj që të raportojë para këtij komisioni lidhur me situatën e krijuar së fundi pas vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mos akreditimin e disa institucioneve të arsimit të lartë. Kërkesën e ka bërë sot kryetari i Komisionit për arsim, Ismajl Kurteshi.  Këshilli Shtetëror i Cilësisë ditë më parë ka miratuar raportet e ekspertëve ndërkombëtar duke mos akredituar disa institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Këto vendime kryeministri Haradinaj i ka quajtur të papranueshme dhe kriminale. Ndaj vendimeve të KSHC-së ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili ka paralajmëruar se kjo çështje do të adresohet në Qeveri. Më 25 shtator 2017 ministri Bytyqi me kërkesë të kryeministrit Haradinaj shkarkoi Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim Shkarkimet ishin bërë me arsyetimin se procesi i akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë është përcjellë me shumë parregullsi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …