Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka mirëpritur në një takim, Ivica Daçiqin

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton është cituar të ketë deklaruar  se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të lëvizë përpara. Ai ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për të cilin thoië se u pajtuam se dialogu me Kosovës duhet të lëvizë përpara, pasi asnjëra palë nuk fiton nga status-quoja. Koha për të vepruar të dyja palët është tani”, ka shkruar Bolton. Ndërkohë, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ministri i Jashtëm, Daçiq ka thënë se “administrata amerikane e kupton se problemi nuk është në Beograd, por problemi qëndron në Kosovë, në autoritetet e Prishtinës”. Ai duke folur për takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, tha se “gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe paqësore për problemin e Kosovës mbetet lartë në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të administratës së presidentin amerikan Donald Trump”. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga Bashkimi Evropian është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi Qeveria në Prishtinë vendosi tarifa ndaj mallrave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …