Limaj

Fatmir Limaj, e ka quajtur të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin e Ramush Haradinaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, e ka quajtur të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin e Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar se kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj sipas tij, alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës. “Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës’, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …