Xhavit Haliti mendon se Gjykata Speciale kundër UÇK-së nuk është gjykatë e huaj por gjykatë e Kosovës (!)

Xhavit Haliti mendon se Gjykata Speciale kundër UÇK-së nuk është gjykatë e huaj por gjykatë e Kosovës (!)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i njohur për qëndrime kontraverse dhe prepotente qorton lehtas kryeministrin Haradinaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti dhe iu ka përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Për më tepër Xhavit Halit mendon se Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës dhe jo gjykatë e huaj ashtu si po thonë ata që janë ftuar nga kjo gjykatë. Mendoj se ai ka mundur të shkojë në Hagë të deklarohet për atë që e kanë ftuar dhe të kthehet prapë në detyrë. Sa kam dëgjuar, nuk ka pasur ftesë për t’u arrestuar, sepse nuk ka pasur aktakuzë. Sipas tij, kryeministri dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së po paraqiten para një gjykate të Kosovës e jo para një gjykate të huaj siç po deklarohen. “Së dyti, ai nuk ka shkuar në një gjykatë të huaj, por në një gjykatë të Kosovës. Mendoj se po bën lapsus ai kur po thotë se po shkon në një gjykatë të huaj dhe nuk po do ta çojë kryeministrin e Kosovës në një gjykatë të huaj. Ajo është një gjykatë e Kosovës, pra është Gjykatë e Dhomave të Veçanta dhe vepron e funksionon në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …