Edi Rama: Të gjitha familjet e mbetura pa çati do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe të Vlorës

Kryeministri, Edi Rama, u shpreh i gatshëm për paqe me opozitën jashtëparlamentare

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për paqe me opozitën jashtëparlamentare, por theksoi se kjo paqe duhet të bëhet për Shqipërinë dhe jo për karriget. “Patjetër që ne duam një paqe, por një paqe për Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe me opozitën jo-parlamentare, e cila ka edhe një vend bosh që e pret në komisionin e reformës, është e mirëpritur të ulet dhe madje ka edhe veto. Ky është ndryshimi midis nesh dhe atyre. Ata me molotov ne u japim  edhe veton, që të na vënë veton ne. Dhe jemi shumë krenar që ndryshojmë në këtë pikë”, tha Rama. Ai shtoi se “reforma në drejtësi as nuk diskutohet, as nuk negociohet, por vetëm mbështetet.”

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …