Brickos

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare janë deri në 2 orë

Kolona të gjata në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë

Kolona të gjata janë shkaktuar në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë. Kjo supozohet të ketë ndodhur si pasojë e fluksit të mërgimtarëve të cilët po vijnë në Kosovë. Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë shkaktuar në pikë kalimin kufitar në Merdare, deri në 500 metra në hyrje ndërsa në dalje deri në 300 metra. Te Dheu i Bardhë kolonat në hyrje janë deri në 150 metra, ndërsa në dalje deri në 250 metra. Kurse në pikë kalimin kufitar në Muçbabë, kolonat në hyrje janë deri në 250 metra kurse në dalje deri në 150 metra. Në njoftim të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se pritjet në pikë kalimin kufitar në Merdare në hyrje janë deri në një orë e gjysmë kurse në dalje deri në gjysmë ore.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …