Vdiq koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, Hysen Ymeri, që kishte ushtruar Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin

U nda nga jeta koloneli shqiptar, Hysen Ymeri, ushtaraku që i ka stërvitur komandantët e UÇK-së, Adem Jashari e Zahir Pajaziti

Është ndarë nga jeta, në moshën 72-vjeçare,  Kolonel Hysen Ymeri, oficer dhe mësimdhënës si dhe dekan në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur, veprimtari dhe miku i tij,  Isuf Ismaili. Ai ka shkruar se kolonel Ymeri i ka stërvitur disa nga  luftëtarë kryesorë të UÇK-së, si komandantët Adem Jasharin e Zahiri Pajazitin. “Me dhembje të thellë njoftoj shokët, miqtë e dashamirët se u shua jeta e ushtarakut të denjë, oficerit te shkëlqyer shqiptar, Hysen Dule Ymeri. Kolonel Hysen Ymeri oficer e mësimdhënës si dhe dekan në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, ndër të tjerë e ka stërvitur edhe Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, si dhe heroin tjetër Atdheut Zahir Pajziti.

 Sot në Ministrinë e Mbrojtës në Tiranë nga ora 10.oo deri në orën 12.00 u mbajten  homazhe, ndërsa trupi i tij u varros me nderime në orën 12.00.  Ngushëllime familjarëve, shokëve e miqve, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e nderojnë veprën e tij të lavdishme atdhetare! Lavdi jetës e veprës së tij atdhetare! I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij!”, ka shkruar, Isuf Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim të dialogut në Bruksel, ndërsa opozita akuzon Qeverinë për dështim

 Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim  të dialogut në Bruksel. Deputeti Adnan Rrustemi …