U përurua ura Smolicës, filluan edhe tri projekte të reja në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në përurimin e urës së Smolicës, e gjatë 67 metra dhe kosto mbi 500 mijë euro. Rruga Dol – Lipovec, e cila ka gjatësi afro 4 kilometra, me buxhet mbi 255 mijë euro. Rruga Ramamat e gjatë afro 3 kilometra me një kosto mbi 171 mijë euro. Ndërsa rruga Muharrem Domi është e gjatë 715 metra dhe vlera e saj është mbi 155 mijë euro. Për të gjitha këto projekte që janë investime të MIT, ministri Lekaj u shpreh së kanë një qëllim, atë të lidhjes së rrethinës me qytetin dhe të ndaljes së migrimit të brendshëm, si dhe zhvillimit të fshatrave që janë baza e zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik të Kosovës. Ministri Lekaj tha se krahas zhvillimit të infrastrukturës nacionale e cila do të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të saj, fokus të veçantë do vazhdojë të ketë edhe infrastruktura lokale, e cila po rimëkëmbet me një dinamikë të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …