UNICEF: Rreth 43,000 fëmijë më aftësi të kufizuara në gjithë Kosovën do të duhej të ishin në shkollë më 1 shtator

UNICEF: Rreth 43,000 fëmijë më aftësi të kufizuara në gjithë Kosovën do të duhej të ishin në shkollë më 1 shtator

Sipas UNICEF-it vlerësohet se rreth 43,000 fëmijë më aftësi të kufizuara në gjithë Kosovën do të duhej të ishin në shkollë më 1 shtator kur hapen dyert e shkollave. Megjithatë, vetëm rreth 5300 prej tyre vijojnë mësimet në shkollat e rregullta. Fiona është një vajzë 13 vjeçare me aftësi të kufizuara e cila jeton në Fushë Kosovë dhe për të ky vit do të jetë i veçantë pasi që  ajo do të kthehet në shkollë pas plotë tri vitesh larg bankave shkollore. E gjithë kjo është bërë e mundur falë zyrtarëve komunal të arsimit të cilët kanë gjetur zgjidhjen për Fionën dhe shumë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuar, që të përgatiten për vitin e ardhshëm shkollor 2019.

Të mërkurën është lansuar anketën e UNICEF te më shumë se 5,000 të rinj nga e gjithë Kosova duke i pyetur ata mbi perceptimin e tyre për bërjen e arsimit të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për fëmijët siç është Fiona. UNICEF përdori platformën e tij “U Report”, e cila është në dispozicion përmes “Facebook” dhe “Viber” dhe ku të rinjtë shprehin mendimet e tyre dhe shërbejnë si agjent pozitiv të ndryshimit në komunitetet e tyre.

E drejta për arsim është e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit të saj me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm. Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të ndjekin shkollim dhe t’ju njihen dhe zhvillohen shkathtësitë e tyre. Ky është vendi ku ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsim dhe të shfrytëzojnë plotësisht kapacitetet e tyre për përfitime personale, si dhe ato kolektive

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …