PK: Nga sot deri të dielën do të ketë bllokim të autostradave shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit

PK: Nga sot deri të dielën do të ketë bllokim të autostradave shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit

Policia e Kosovës ka njoftuar se prej sot deri të dielën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave në vend. Kjo për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”. “Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova” , më 26, 27 dhe 28.07.2019, pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …