Sërish sot është mbledhur Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, një ditë para kuvendit zgjedhor të partisë

LDK të shtunën mban Kuvendin Zgjedhor në të cilin do të zgjedh kryetarin dhe organet drejtuese të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të shtunë mban Kuvendin Zgjedhor, përderisa emrat e pesë kandidatëve po lakohen se janë në garë për t’u ulur në kolltukun e partisë më të madhe parlamentare në vend. Ndonëse ende zyrtarisht nuk dihet se cilët janë kandidatët për kryetar të LDK-së mësohet se Isa Mustafa po synon ta marrë edhe për një mandat drejtimin e partisë. Për të marrë përgjegjësinë e liderit të LDK-së është shprehur i gatshëm edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Po ashtu në opinion po lakohet edhe emri i kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit, i kreut të Besianës Agim Veliut, si dhe i deputetës Vjosa Osmani. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, emri i të cilit është lakuar shpeshherë si kandidat potencial për të parin e LDK-së, ka thënë se vetëm në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do ta bëjë të ditur nëse synon ta marrë postin e kreut të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …