Naxhije Bytyçi, fituese e festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”

 

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, festival ku artistët, rapsodët dhe ansamblet, janë paraqitur me këngë e valle, nga trashëgimia jonë kulturore. Në këtë festival, morën pjesë rapsod, shoqëri kulturore dhe artistike, ansamble dhe grupe, ndërsa çmimin kryesor të festivalit, “Sali e Feriz Krasniqi” e fitoi, rapsodja Naxhije Bytyçi, ndërsa çmimin, ja dorëzoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Festivali i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa drejtoreshë e festivalit ishte, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Juria në përbërje nga Prof.Dr.Zymer Neziri, prof.Dr.Adem Zejnullahu dhe prof.Dr.Sami Piraj, dha këtë vlerësim në fund të festivalit: “Edhe sivjet për herë të gjashtë, jemi këtu me  grupet, ansamblet dhe rapsodët nga të gjitha viset shqiptare, ku për herë gjashtë në këtë festival, me dinjitet të lartë po e ruajmë traditën dhe trashëgiminë tonë. Këngët epike, lirike dhe kërcimet e vallet, veglat muzikore tradicionale, janë këto vlera të cilat e karakterizuan festivalin tashmë tradicional “Oda e Llapushës”, ku artistët tanë i prezantuan në mënyrën më të mirë. Ky festival, është njëri prej festivaleve më të mira të këtij zhanri”, tha prof.Dr. Adem Zejnullahu në emër të jurisë. Çmimet e festivalit “Oda e Llapushës” 2019, u nda nga juria, si vijon: Çmim i diasporës: Vëllezërit Zabelaj. Grupi më i kompletuar: “Çupërlinjët e Roshnikut” nga Berati. Çmimi i publikut: rapsodët Llesh Gjin Prengaj dhe djemtë e Mirditës. Çmimi i karrierës: dueti Gani Hoxha dhe Naim Krasniqi. Çmimi “Beqir Gashi” për deputantin më të ri: Vëllezërit Bajraj. Çmimi Veteran i Folklorit: Musë Hertica. Vendi i tretë: Mleqani 2 (dy). Vendi i dytë: Ansambli “Dibra” nga Peshkopia. Vendi i parë apo çmimi “Sali e Feriz Krasniqi”: Naxhije Bytyçi-rapsode.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …