Në Rumani shkarkohet ministrja për komente të papërgjegjshme lidhur me një krim

Në Rumani shkarkohet ministrja për komente të papërgjegjshme lidhur me një krim

Disa ditë pasi 15-vjeçarja rumune, Aleksandra Macesanu u zhduk në perëndim të Bukureshtit ndërsa po bënte autostop për të shkuar në shtëpinë e saj në qytetin Karakal në Rumani. Më vonë ajo u gjet e vdekur. Mirëpo, komentet pas kësaj ngjarje të ministres së Arsimit të Rumanisë, Ekaterina Andronescu në një televizion “se fëmijëve u mësohet që të mos hipin në makinë me të huaj” kanë ngjallur reagime të shumta. Kryeministrja rumune Viorika Dancila e shkarkoi menjëherë ministren duke i konsideruar komentet si të papërgjegjshme, edhe pse sqaroi se ish-ministrja nuk kishte dashur të fajësonte prindërit e viktimës.  Ajo që e rëndoi më tepër situatën është fakti se 15-vjeçarja ndërsa po mbahej nga rrëmbyesit kishte arritur të telefononte tre herë shërbimin e emergjencës, por policia priti 19 orë para se të niste kërkimet në pronën ku ajo po mbahej.Për adresimin e dobët të situatës u pushua nga puna shefi i policisë së vendit si dhe u dorëhoq edhe ministri i Brendshëm.Për vrasjen e Macesanut u ndalua një 65-vjecar, i cili ka pranuar fajin por gjithashtu ka bërë të ditur se ka vrarë edhe një adoleshente tjetër që është zhdukur që në muajin prill.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …