leoni

Përkujtohen dëshmoret e kombit Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi në 21 vjetorin e rënies heroike të tyre

Përkujtohen dëshmoret e kombit Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi në 21 vjetorin e rënies heroike të tyre

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor, kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi. Beteja e Markalleshëve u zhvillua më 7 gusht të vitit 1998 ku, të organizuar e të sistemuar funksionalisht, Markalleshët shkëlqejnë sa në defansivë aq edhe në ofensivë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra, pleq e plaka dhe kështu u mbrojtën burrërisht duke lënë në altarin e lirisë dy dëshmorë e më muaj më vonë edhe dy të tjerë. Më 7 gusht të vitit 1998, rreth orës 15,00, me autoblinda, tankse, pinzgavera e me skuadra ndëshkimore të këmbësorisë, të prirë prej paramilitarëve vendas sulmojnë fshatin Vraniq, në të djathtë të rajonales Gjakovë-Klinë, vërsulen mbi Lleshët e këtij fshati ku dhe filloi beteja në të cilën turpërisht thyhen forcat serbe të cilët nuk arrijnë për ta marrë korridorin logjistik e të stacionohen në Vraniq. Tubimi përkujtimor për nder të kësaj beteje dhe katër dëshmorëve do të mbahet në fshatin Vraniq në orën 13:00. Ndërsa më vonë gjatë ditës Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli në shkollën e fshatit Dobërqan në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit …