Disa ditë pasi 15-vjeçarja rumune, Aleksandra Macesanu u zhduk në perëndim të Bukureshtit ndërsa po bënte autostop për të shkuar në shtëpinë e saj në qytetin Karakal në Rumani. Më vonë ajo u gjet e vdekur. Mirëpo, komentet pas kësaj ngjarje të ministres së Arsimit të Rumanisë, Ekaterina Andronescu në një televizion “se fëmijëve u mësohet që të mos hipin në makinë me të huaj” kanë ngjallur reagime të shumta. Kryeministrja rumune Viorika Dancila e shkarkoi menjëherë ministren duke i konsideruar komentet si të papërgjegjshme, edhe pse sqaroi se ish-ministrja nuk kishte dashur të fajësonte prindërit e viktimës. Ajo që e rëndoi më tepër situatën është fakti se 15-vjeçarja ndërsa po mbahej nga rrëmbyesit kishte arritur të telefononte tre herë shërbimin e emergjencës, por policia priti 19 orë para se të niste kërkimet në pronën ku ajo po mbahej.Për adresimin e dobët të situatës u pushua nga puna shefi i policisë së vendit si dhe u dorëhoq edhe ministri i Brendshëm.Për vrasjen e Macesanut u ndalua një 65-vjecar, i cili ka pranuar fajin por gjithashtu ka bërë të ditur se ka vrarë edhe një adoleshente tjetër që është zhdukur që në muajin prill.
Kontrolloni gjithashtu
Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …