Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Ministri Pacolli: Qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe SHBA-ve

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, reagoi pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbetën të vdekur dhjetëra persona të pafajshëm për shkak të sulmeve me armë. Ai tha se këto janë vepra të shëmtuara kriminale, ndërsa shtoi se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Brenda pak orëve, pamë dy lajme tronditëse, për vrasjet në El Paso, Texas dhe Orgeon, Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhjetëra qytetarë të pafajshëm kanë humbur jetën, dhe po ashtu shumë të plagosur ishin cak i veprave të shëmtuara kriminale. Në këto momente të vështira lutemi për familjet e viktimave dhe të lënduarve. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë gjithmonë pranë popullit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që …