leoni

Në Vraniq të Gjakovës përkujtohen dëshmorët Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi

Në Vraniq të Gjakovës përkujtohen dëshmorët Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ende nuk është bërë 100 për qind shtet dhe për këtë, sipas tij nuk ia vlen të ketë hezitime që për pak të lihet pa e përmbush 100% shtetësinë. I pari i qeverisë në dorëheqje, duke aluduar në presidentin Thaçi, bëri thirrje të gjithë atyre që janë lodhur nga sfidat e shtetësisë, të hapin rrugë me përfundimin e shtetësisë së Kosovës, pasi siç tha ai nuk është marre t’u jepet hapësirë të tjerëve. Haradinaj u shpreh se Kosova ka kaluar në shumë sfida për t’u bërë shtet, teksa tha se për këtë është në interes që Kosova të bëhet 100% shtet. Ai iu kërkoi atyre që, jeta dhe sfidat i kanë lodhur, të hapin rrugën në procese. Këto komente ai i bëri me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe rënies së dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi ku është mbajtur një tubim përkujtimor në Vraniq të Gjakovës. Me këtë rast, Haradinaj tha se Kosova duhet të merr shembullin e familjes së Markalleshëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …