Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Memli Krasniqi thotë se gjitha vendimet e kryetarit Veseli për reforma brenda partisë e kanë përkrahjen e tyre

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli po cilësohet i pafuqishëm për të ndërmarrë reformat në partinë e tij, përkundër se qysh para një muaji ishte shumë i zëshëm për t’i larguar nga strukturat e partisë dhe pozitat publike të gjithë personat me aktakuza. Mos guximi që të ndërmarrë një hap të tillë ndaj njerëzve të fuqishëm në parti, rrethanat e reja politike dhe mundësia e shfrytëzimit të këtyre figurave të rëndësishme në lista zgjedhore, po konsiderohet nga njohësit politik se e ka detyruar Veselin të bëjë një hap prapa në këtë tentativë. Ndërkohë, zyrtarë të PDK-së i mohojnë gjitha këto pretendime për probleme brenda partisë.  Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se gjitha vendimet e kryetarit Veseli për reforma brenda partisë e kanë përkrahjen e tyre, derisa i mohon zërat për probleme të brendshme duke i cilësuar si tendenca të qëllimshme për t’i dëmtuar. Për dallim nga shefi i tij partiak, që ka kërkuar nga ata që kanë aktakuza të lirohen nga strukturat e partisë, Krasniqi thotë se gjithë njerëzit që kanë dhënë kontribut brenda PDK-së janë vlera dhe si të tillë e kanë edhe meritën, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …