Sindikata e Pavarur e ANP "Adem Jashari" kërkon nga menaxhmenti i plotësojë kërkesat e tyre

Sindikata e Pavarur e ANP “Adem Jashari” kërkon nga menaxhmenti i plotësojë kërkesat e tyre

Sindikata e Pavarur e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre pasi që konsiderojnë se menaxhmenti i këtij aeroporti po u bënë padrejtësi. Kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi tha se me ardhjen e turqve në krye të aeroportit të Prishtinës” Adem Jashari” është shuar zëri sindikal. Ai tha se ndonëse kërkesat e tyre u kanë dërguar menaxhmentit të LIMAK ata kanë hasur në vesh të shurdhër. Ndër kërkesat e tyre ai ka përmendur kompensimin dhe beneficione tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesën e shujtës. Latifi tha se krahas shkeljeve të shumta që po u bëhen punëtorëve të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK për gabimin më të vogël po dënon punëtorët deri në 16 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …