John Bolton

Këshilltari i kryetarit amerikan, Xhon Bolton, pritet të vizitojë Serbinë dhe Kosovën në fund të gushtit ose në shtator

Këshilltari i kryetarit amerikan, Xhon Bolton pritet të vizitojë Serbinë dhe Kosovën  deri në fund të gushtit ose fillimin e shtatorit, raporton gazeta serbe Blic. Kjo vizitë po ndodh në kohën  kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe rifillimin e dialogut midis dy shteteve. Ai në vitin e kaluar kishte thënë se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përjashtojnë as korrigjimin e kufijve, nëse arrihet një marrëveshje e qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Bolton është i njohur për qëndrim e tij pro serb edhe me faktin se ai kishte kundërshtuar bombardimin e Serbisë nga Aleanca Vertiatlantike,  në vitin 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …