leoni

Ministrja, Dhurata Hoxha, iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit, të votojnë fondet IPA

Ministrja, Dhurata Hoxha, iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit, të votojnë fondet IPA

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para votimit për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, të votojnë me shumicë votash marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-së që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja. Në rastin e kundërt, e para e integrimeve thotë se kjo do t’i sjellë humbje të mëdha Kosovës, jo vetëm në këto projekte të IPA-së. Pikërisht për këtë, ajo ka kërkuar deputetëve të tregohen të kujdesshëm, pasi e gjithë barra është mbi supet e tyre. Ministrja Hoxha shprehet optimiste se marrëveshja ndërkombëtare IPA do të votohet në Kuvend, por pavarësisht kësaj, ajo thotë se periudha kohore deri kur ka mundësi për ratifikim është dita e fundit e vitit 2019. Votim të kësaj marrëveshje ndërkombëtare, që i sjell Kosovës 90 milionë euro grante nga BE-ja, kanë kërkuar partitë politike dhe shoqëria civile. Ndërkaq në fillim të kësaj jave, Kryesia e Kuvendit vendosi që kjo pikë të vihet në rendin e ditës më 22 gusht, ditë kjo kur pritet të shpërndahet edhe legjislatura aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …