Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

LDK-ja ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie që formohet nga kalkulime të ndryshme politike dhe pa zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie që formohet nga kalkulime të ndryshme politike dhe pa zgjedhje. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se spektri i gjerë politik është pajtuar që të shkohet në zgjedhje, ndërsa nuk ekziston asnjë presion ndërkombëtar për formimin e ndonjë qeverie të përkohshme. “Nuk ka kërkesa të tilla dhe qëndrimi i jonë është i qartë. Kryetari Mustafa tani është duke takuar ambasadorët e vendeve mike që janë të vendosura në Prishtinë për të tregu pozicionin për të rikonfirmuar pozicionin e Lidhjes Demokratike, edhe për zgjedhje të lira, por edhe për proceset e rëndësishme të proceseve nëpër të cilat jemi duke kaluar si vend”, thotë Abdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …