Gruri

Vetëm për tri vite humbin të drejtën e aplikimit për mbështetje subvencionale, ata që keqpërdorin e mashtrojnë me grantet (!)

Janë të panumërta rastet kur përfituesit e granteve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i keqpërdorin ato në forma të ndryshme. Ekrem Gjokaj, kryeshef në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka treguar gjatë procesit të procesin e implementimit të programeve mbështetëse hasin çdo vit në raste të tilla. “Realisht, në hasim çdo vit në raste të tilla ne e kemi të rregulluar këtë çështje me Udhëzimin Administrativ dhe të gjithë ata fermerë që zihen duke na  mashtruar, ata do të ndëshkohen, meqë për tri vite humbin të drejtën e aplikimit për mbështetje subvencionale”, ka thënë Gjokaj. Po të mos bëhej pazar me subvencione, të cilat i marrin vetëm militantët dhe sekserët e partive në pushtet, natyrisht se ligji, në këtë rast udhëzimi administrativ, mashtruesit do t’ i privonte përgjithmonë  nga e drejta për subvencione.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …