KFOR-i

Pio Sabeta: Situata aktuale e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll

Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë,  Pio Sabeta, ka deklaruar për mediet në Serbi se situata aktuale e sigurisë në vend është e qetë dhe nën kontroll. KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për mundësinë e shkeljes së situatës së sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë masa të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë” tha ai duke iu përgjigjur deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, sipas të cilit ka mundësi për incidente në Kosovë gjatë vjeshtës. I pyetur nëse KFOR-i ka njohuri në lidhje organizatën shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, Sabeta u përgjigj se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën. Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar  se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe është kërcënuar se   Serbia nuk do të lejojë dëbim  ose vrasje të serbëve, kudo qofshin ata.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …