Begaj priti në takim ish nënkryetarin e Trevizos

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur në takim ish nënkryetarin e Komunës së Trevizos në Itali, Pierantonia Fanton. Takimi kishte karakter njoftues, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të komunave përkatëse, si dhe të bashkëpunimit në fushën e bizneseve të dy qyteteve. Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën në Malishevës, dhe më pas e ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Malishevës, përfshi edhe zhvillimin ekonomik, si dhe e ka falënderuar shtetin italian për përkrahjen e dhënë për vendin në vazhdimësi. Ndërsa ish nënkryetari i Trevizios, Fanton, e ka përgëzuar Komunën e Malishevës, për zhvillimin e deritanishëm, si dhe i ka lavdëruar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe punojnë në krahinën e Trevizios, pasi sipas tij janë njerëzit më punëtor që njeh dhe janë të inkuadruar mirë në shoqërinë italiane. Begaj dhe Fanton, biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën ekonomike, përkatësisht për bashkëpunimin në mes të bizneseve nga Malisheva, për eksportin e prodhimeve, por edhe për mundësinë e hapjes së bizneseve italiane në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …