Kryetari Jashari bënë nderime të larta për Hasan Prishtinën

 

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i shoqëruar nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal dhe banorët e fshatit Polac, kanë bërë homazhe te lapidari i Hasan Prishtinës, në Polac, në përvjetorin e vrasjes së tij, si njëri prej personaliteteve dhe figurave më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare, ideologu dhe udhëheqësi i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kryetari Jashari, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar: “Me nderimet më të larta zyrtare, në përvjetorin e vrasjes së njërit nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare, ideologut dhe udhëheqësit të palodhur të kryengritjes së përgjithshme, për bashkimin dhe pavarësinë e tokave shqiptare, Hasan Prishtina, kryeministri i 8 i shtetit shqiptar, nga Polaci i Drenicës. Dhe duke kujtuar veçoritë e karakterit të këtij personaliteti të shquar, me gjithë veprimtarinë e bujshme, kujtojmë një nga thëniet e tij të kohës: “Ma mirë me vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa në kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll!”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …