Vucic - Mogherini - Thaci

Vendet e Quintit: Amerika, Franca, Gjermania, Italia e Anglia i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet. “Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dyja vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve. Aty shtohet se vendet janë të  gatshme të forcojnë rolin e tyre në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por kjo mund të bëhet vetëm kur jepen shenja të gatishmërisë për kompromis. “Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Mimoza Ahmetaj

Mimoza Ahmetaj: Diplomacia e Kosovës ka dështuar, ajo nuk i përfaqëson interesat e shtetit

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ka theksuar se diplomacia e Kosovës në vitet e fundit …