leoni

Bekim Jashari: 140 mijë euro subvencione që janë shpërndarë vetëm këtë vit për sektorin e bujqësisë

Bekim Jashari: 140 mijë euro subvencione janë shpërndarë vetëm këtë vit për sektorin e bujqësisë

Në një ceremoni të organizuar me rastin e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për fermerët e komunës së Skenderajt, ku po merrte pjesë edhe kryetari Bekim Jashari, janë nënshkruar kontratat në mes të bujqve përfitues dhe Komunës së Skenderajt, në kuadër të subvencioneve dhe mbështetjes direkte për fermerët që kanë aplikuar në thirrjen për subvencione. Kryetari Jashari, duke i uruar të gjithë fermerët përfitues, ka thënë se bujqësia mbetet një nga prioritetet e qeverisë lokale, si një prej sektorëve më të rëndësishëm që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka njoftuar se janë 140 mijë euro subvencione që janë shpërndarë vetëm këtë vit për bujqësinë. Ndarja e sotme e 30 motokultivatorëve dhe 40 makinave mjelëse, është tjetër dëshmi e përkushtimit tonë që bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, ta fuqizojmë sa më shumë që mundemi”, ka thënë Jashari.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …