Emigrimi

Gjatë vitit 2018 nga Shqipëria për BE kanë migruar 60 mijë qytetarë dhe nga Kosova 35 mijë

Prirja e largimit nga atdheu i tyre të qytetarëve të Shqipërisë e Kosovës ka vazhduar me përmasa shqetësuese. Numri i tyre gjatë vitit 2018 ka arritur afër 100 mijë. Duke iu referuar të dhënave statistikore të EUROSTAT, profesori universitar, ekonomisti Fadil Sahiti ka saktësuar se gjatë vitit 2018, 62 mijë shqiptar kanë migruar nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali (23 mijë), Greqi (17 mijë)dhe Gjermani (10 mijë). Nga Kosova gjatë vitit 2018 kanë emigruar afër 33 mijë qytetar, mbi gjysma prej të cilëve në Gjermani (19 mijë). Migrim të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian ka edhe në vendet tjera të Ballkanit, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia e Maqedonia Veriore por Shqipëria dhe Kosova prijnë me numrin e banorëve që emigrojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …