Kadri Veseli me besimin e dhënë do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit

Kadri Veseli me besimin e dhënë do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur pas besimit të dhënë nga Këshilli Drejtues i partisë së tij për kandidat për kryeministër. Përmes një postimi, Veseli ka thënë se besimi i dhënë nga partia është i shenjtë për të, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se do t’i prijë luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit. “Besimi që ma dha PDK-ja dhe që nesër do të ma japin qytetarët e Kosovës është i shenjtë për mua. Si kandidat për kryeministër i zyrtarizuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së, nga gra dhe burra që e kanë udhëhequr luftën për liri, procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimin, ju premtoj se do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e kemi nisur nga vetvetja, duke vendosur një standard të ri etik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …