Brickos

LDK sot e mban mbledhjen e kryesisë se re për ta caktuar mandatarin për kryeministër nga kjo parti

LDK sot e mban mbledhjen e kryesisë se re për ta caktuar mandatarin për kryeministër nga kjo parti

Lidhja Demokratike e Kosovës sot në orën 11:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë së re të partisë e cila u zgjodh pasditen e djeshme. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti. Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë. Mustafa tha se në partinë e tij ka 4 apo 5 figura të cilët do të mund të ishin mandatarë. Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit. Sipas tij, LDK-së nuk i ngutet për koalicione dhe se parimisht janë që të hyjnë vetëm në zgjedhje. Ndryshe, kryesia e sotme e LDK-së sot vetëm do të propozojë emrin për mandatar pasi fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …