Lutfi Coka: Sot mbushen 20 vjet nga Rivarrimi i të Rënëve, në Zonën Operative të Dukagjinit

Lutfi Coka: Sot mbushen 20 vjet nga Rivarrimi i të Rënëve, në Zonën Operative të Dukagjinit

Sot  mbushen 20 vite, nga rivarrimi i “Të Rënëve” në Zonën Operative të Dukagjinit. Ata u morën nga llogoret e trimërisë, për t’i futur në qytetin e mermertë, për t’i futur në historinë e kombit tonë. Me këtë rast u shpreh dëshirën e zemrës sime të gjithë pjesëtareve të familjeve te tyre: Zoti iu dashtë jete për t’i kujtuar dhe mbajtur ne zemrat e tyre dhe te tonat,te pastër si kristali dhe te pavdekshëm për ju dhe kombin tonë! Iu uroj shëndet dhe jetë të gjallë të gjithë veteranëve të vërtetë të UÇK-së sepse dhe ato janë dëshmorë të gjallë se, i ka falur pushka dhe Zoti!

Lavdi heronjve dhe dëshmoreve te vërtetë!

Poshtë maskarenjtë që kërkojnë të njollosin veprën tuaj sa të shkëlqyer dhe sa madhështore për kombin tonë!

Lavdi heroit të Kosovës, vullnetar nga Shqipëria, Halit  Coka!

 Ju kujton me shpirte e zemër dhe ju përshëndet Lutfi  Coka.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme kërkojnë nga bashkatdhetarët të evitojnë me çdo kusht rrugëtimin nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo  Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së …